Torres flet pas debutimit ‘të veçantë’ te PSG-ja dhe zbulon partneritetin me shokun e ri të skuadrës

24 gusht 2026 | 15:26

Ferran Torres ka folur pas debutimit të tij me Paris Saint-Germain, ku sulmuesi spanjoll shënoi dy gola në paraqitjen e parë me klubin francez.

Torres, i cili iu bashkua PSG-së nga Barcelona, e nisi ndeshjen nga banka rezervë, por pas aktivizimit la menjëherë gjurmë, duke realizuar dy gola.

Të dy golat e spanjollit u asistuan nga bashkëlojtari i tij i ri, Fabian Ruiz, ndërsa për paraqitjen e tij Torres u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

“Fusha ishte e vështirë. Ishte një ndeshje e komplikuar dhe nuk jemi të kënaqur, sepse donim të fitonim, por është e rëndësishme të largoheshim me një pikë”, është shprehur Torres për “Ligue 1+”.

Ai e ka cilësuar debutimin para tifozëve parisienë si një moment të veçantë.

“Ishte diçka e veçantë të luaja ndeshjen time të parë përpara tifozëve parisienë dhe do të jetë edhe më speciale kur të luajmë në ‘Parc des Princes’”, ka deklaruar ai.

I pyetur për bashkëpunimin me Fabian Ruiz, Torres ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit spanjoll.

“Me cilësinë që ka Fabian, ne thjesht duhet të vrapojmë dhe ta dërgojmë topin në rrjetë”, ka thënë Torres.

Sulmuesi spanjoll ka vlerësuar edhe atmosferën brenda skuadrës së re, duke theksuar se është ndier i mirëpritur që në ditët e para.

“Është një grup fantastik. E dija këtë edhe para se të vija këtu. Ka vetëm njerëz të mirë dhe lojtarë të mëdhenj çdo ditë, të cilët më kanë ndihmuar të ndihem si në shtëpinë time”, ka përfunduar Torres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka…