Presidenca për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Po presim verifikimin nga institucionet e sigurisë

24 gusht 2026 | 15:39

 

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se procedura për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk është përmbyllur, pasi po priten verifikimet nga institucionet kompetente të sigurisë.

Sipas presidencës, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e KQZ-së, kandidatët e propozuar u janë dërguar institucioneve kompetente të sigurisë për verifikim.

Presidenca ka sqaruar se afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, por procedura e emërimit nuk ka përfunduar ende për shkak të pritjes së përgjigjeve nga institucionet e sigurisë.

“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, është shprehur në njoftimin e presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka thënë se skuadrës së…