Reçica: Nder dhe kënaqësi të marrë pjesë në ndarjen e mirënjohjes nga OVLUÇK-ja në Ferizaj për Labinot Tahirin

24 gusht 2026 | 16:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka bërë  me dije se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së një mirënjohjeje për artistin dhe humanistin Labinot Tahiri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Reçica ka treguar se mirënjohja është ndarë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ndërsa ajo i është dorëzuar Tahirit nga kryetari i kësaj organizate, Afrim Mehmeti.

Sipas Reçicës, mirënjohja është ndarë për humanizmin e Tahirit, mbështetjen e vazhdueshme ndaj veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe për respektin e treguar ndaj sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të marr pjesë në ndarjen e mirënjohjes nga OVLUÇK-ja, dega Ferizaj, ku kryetari z. Afrim Mehmeti, ia dorëzoi mikut dhe artistit të përmasave kombëtare, humanistit të madh, Labinot Tahiri – Labi”, ka shkruar Reçica.

Ai ka vlerësuar kontributin humanitar të Tahirit, duke e cilësuar mirënjohjen si vlerësim për përkrahjen e tij ndaj kategorive të dala nga lufta.

“Humanizmi është vepër, mirënjohja është kujtesë, ndërsa liria është amanet. Respekt për ty, Labi!”, ka shkruar Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sylejman Berisha Në disa shkrimet e mia të mëhershme…