Dogana sekuestron 2 559 pako barnash pa banderola në Prishtinë

25 gusht 2026 | 12:49

Njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve, kanë realizuar kontroll në një subjekt farmaceutik në Prishtinë, ku janë zbuluar mijëra pako barnash pa dokumentacion dhe pa banderola të Republikës së Kosovës.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit në pjesën e tualetit të lokalit është zbuluar një hapësirë e modifikuar, në të cilën ishin fshehur 2 161 pako barnash.

Me autorizim të prokurorit kompetent, kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin. Në bodrum dhe pjesë të tjera të objektit janë gjetur edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.

Në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej 2 559 pako barnash.

Dogana ka bërë të ditur se malli është sekuestruar dhe evidentuar në dokumentacionin përkatës, së bashku me specifikacionet e sasive dhe emërtimet e barnave.

Vlera doganore e mallit të sekuestruar është: 15 112.84 euro në subjektin farmaceutik dhe 5 633.10 euro në shtëpinë e banimit.

Në total, vlera doganore e barnave të sekuestruara arrin në 20 745.94 euro.

Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm të barnave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, konkurrencës së ndershme dhe interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…