Llugaliu pret homologun maqedonas, në fokus reformat doganore

25 gusht 2026 | 13:25

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur të martën në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, dhe zëvendësdrejtorin Mustafa Dauti, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe reformat doganore ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim, Llugaliu tha se bashkëpunimi me Doganën e Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate pozitive, veçanërisht në reformën për deklarimin para mbërritjes, ndërsa theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, mirëpriti…