Fabrika e municioneve, Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit
25 gusht 2026
| 16:12
Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, konkursi përfshin pozita në fushat e inxhinierisë, teknikës, prodhimit, mirëmbajtjes, kontrollit të cilësisë, sigurisë dhe logjistikës.
Aplikantët e përzgjedhur, para angazhimit në detyrë, do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale.
“Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Konkursi është i hapur nga 24 deri më 30 gusht.



