Matoshi: Asnjë faj nuk mund t’i vishet opozites nëse vendi shkon sërish në zgjedhje
25 gusht 2026
| 23:26
Analisti Matoshi ka deklaruar se, në rast se Kosova përballet sërish me zgjedhje, përgjegjësia për një situatë të tillë nuk mund t’i atribuohet opozitës.
“Nëse sërish shkojmë në zgjedhje, vetëm një njeri mundet me na çu në zgjedhje, e ai është Albin Kurti”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, opozita mund të ketë pasur përgjegjësi për veprime të caktuara në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se mund t’i lihet asaj faji për një proces të ri zgjedhor.
“Oppozita lehtë është me i thanë ka faj. Mundet të ketë pas faj në të kaluarën, po për me shku në zgjedhje, asnjë faj opozitës nuk mundesh me ia lanë”, është shprehur Matoshi.



