Qeveria e re hungareze e cilëson Rusinë si ‘kërcënim’
26 gusht 2026
| 13:20
Qeveria e re e Hungarisë e ka përcaktuar Rusinë si një “kërcënim për Hungarinë, Evropën dhe rendin global” në një dokument zyrtar të miratuar së fundmi.
Dokumenti, i përgatitur për delegacionin hungarez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, dënon agresionin ushtarak rus dhe shpreh mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në të thuhet gjithashtu se Rusia rrezikon edhe pakicën hungareze që jeton në rajonin e Karpateve.
Megjithatë, qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Peter Magyar thekson se mbështet përpjekjet për negociata dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme, së bashku me garanci afatgjata të sigurisë.



