20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit

26 gusht 2026 | 19:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.

Rreth orës 17:30, një shtetas kosovar, L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar sot…