Syla ironizon: AKI s’paska ditur për Shehollin, Kurti e Sveçla ia treguan se ishte bashkëpunëtor i Serbisë
Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, çështjen e trajtimit të Fatmir Shehollit në publik nga qarqet propaganduese të Vetëvendosjes e konsideron të gabuar sipas vetë standardeve të shërbimeve të inteligjencës.
Syla shkruan se një figurë e njohur si Sheholli ishte e ditur për veprimtarinë e tij dhe ishte një prej sekreteve më publike siç e quan. Ai shton se ajo që është parë deri tani rreth rastit janë parë tashmë.
“S’pari, Sheholli është Sheholl! Asnjë sekret kaq publik nuk ka! Si i tillë ai nuk ka përbë ndonjë rrezik të fshehtë! Materialet që ju zunë kanë qarkulluar qe 20 vjet. Familja e tij ishin distancuar viteve të 90’ta duke i leçitē babe e birë qe diheshin si bashkepuntore te UDB serbe.
Sheholli si i tillë ka pas luftes ka qenë aset i përdorur këndej e andej nga shërbimet si qarkullues selamesh.”
Më tej ai shton se qasja ndaj rastit është e gabuar pasi është në kundërshti me vetë proceset e strukturave të sigurisë.
“Shërbimet nuk i arrestojnë asetet për të bë lajme në publik për t’i kënaq fanatikët politik dhe elektoratin sepse kjo përbën lojë të rrezikshme që minon institucionet e sigurisë dhe krijon precedentë të rrezikshëm.
Tash secili përdorues i rrjeteve sociale është ekspert e komentues i sigurisë në livadh haptazi.”
Syla shkruan se asetet e inteligjencës kanë standard të caktuar të trajtimit nga shërbimet e inteligjencës ku veprimtaria e tillë mbahet në sekret me arsye. Qasja e tanishme vetëm sa cenon këtë duke i pamundësuar në të ardhmen.
“Sheholli është vetëm maja e plot arrestimeve këto dy vjet, sidomos ato serbe. Nuk ka garanci që edhe ato të mos ishin qene dikur asete të inteligjencës kosovare. Tekefundit inteligjenca punon me informata e depërtime. Nëse arrestohen pasi janë përdorur- ku mbetet garancia se të tjerë do të bashkëpunojnë në të ardhmen?!”
Ai më tej shkruan se konsideron se kjo qasje duket një spektakël popullist i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që i cenon kapacitetin vetë shërbimit kosovar të inteligjencës me një cirk në rrjete sociale që anashkalon proceset e duhura të nivelit profesional.
“Është e rrezikshme kur keto arrestime behën selektive dhe per qëllime te përdorimit elektoral a të politikës ditore, jo jo fort sikur rrezik i sigurisë, sepse çka po nenkuptohet qe AKI spaska bere asgje e spaska dite me i arrestu me polici ma heret keta por Kurti dhe Sveçla tash po ju kallxojne atyre se Sheholli paska qene bashkepunetor i Serbisë?
Sa ma larg zbulimi prej opinionit publik- aq më e madhe garancia që ai po punon mirë. Sepse shteti dhe siguria e tij nuk mbrohet me spektakël. Shteti mbrohet me institucione të forta, hetime profesionale dhe dënime për ata që vërtet provohet se kanë punuar kundër tij.”



