Ndërron jetë bashkëshorti i kryetares së ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula
Akademikja Justina Shiroka-Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ka njoftuar për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Blerim Ymer Pula.
Sipas njoftimit të familjes, Blerim Ymer Pula ka ndërruar jetë më 26 gusht 2026. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 27 gusht 2026, në orën 17:00, në Varrezat e Komunës së Re në Prishtinë. E pamja do të mbahet në Grand Hotel Prishtina, më 28 dhe 29 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Familja Pula dhe Shiroka, përmes njoftimit mortor, kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre. “E kujtojmë me mall e dashuri, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes. Në fund të njoftimit, familjarët kanë përcjellë edhe një mesazh lamtumire: “U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!”




