Nafta 1.76 euro litra, deputetja Musliu tregon veturën e qeverisë që rri ndezur: Për freskinë e Kurtit paguan qytetari (video)

27 gusht 2026 | 14:06

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka publikuar një video në “Facebook”, përmes së cilës ka kritikuar përdorimin e një automjeti të Qeverisë së Kosovës.

Musliu ka pretenduar se automjeti ka qëndruar i ndezur para objektit të qeverisë, derisa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndodhej brenda ndërtesës.

Ajo ka kritikuar shpenzimin e karburantit, duke thënë se naftën e automjeteve të institucioneve e paguajnë qytetarët përmes taksave.

“Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të qeverisë, për t’i bërë fresk Albin Kurtit derisa është brenda ndërtesës”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka bërë krahasim edhe me shpenzimet e fermerëve për karburant, duke kritikuar, siç e konsideron ajo, dallimin në trajtimin e qytetarëve dhe pushtetit.

“Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid e ka marrë një vendim të prerë për…