Valverde, krenar si kapiten: Një ditë për t’u kujtuar, familja ime u emocionua

27 gusht 2026 | 14:54

Federico Valverde e ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në “Santiago Bernabéu”, duke mbajtur për herë të parë shiritin e kapitenit të Real Madridit përpara tifozëve të tij.

Mesfushori uruguaian e ka festuar fitoren ndaj Real Sociedadit, duke vënë në pah rritjen e skuadrës pas një pjese të parë të komplikuar.

“E pashë një skuadër shumë të përqendruar, me shumë dëshirë. Pas golit të parë na mungoi pak durimi: duhej ta menaxhonim më mirë posedimin dhe ta mbronim rezultatin. Biseda në pushim na bëri mirë dhe pjesa e dytë ishte spektakolare”, ka shpjeguar Valverde për mikrofonat e RMTV-së, përcjell “Gazeta Express”.

Kapiteni i “Los Blancos” ka folur më pas për ndryshimin e qasjes në pjesën e dytë.

“Punuan veçanërisht për presingun, i rregulluam disa gjëra dhe në pjesën e dytë u ndjemë shumë më rehat”, ka thënë uruguaiani.

Fjalë të rëndësishme ka pasur edhe për Kylian Mbappén, i cili ka qenë sërish protagonist me fanellën e Real Madridit.

“Duhet ta shijojmë Mbappén. Duhet t’i japim një mijë topa që të mund të shënojë shumë gola dhe të ndihet i lumtur. Ajo që bëri sot, e bën gjatë gjithë vitit”, është shprehur Valverde.

Për të, megjithatë, kjo mbrëmje do të mbetet mbi të gjitha një kujtim personal.

“Të jesh kapiten është e pabesueshme, ishte një ditë për t’u kujtuar. Familja ime ishte këtu dhe u emocionua shumë. Por gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm”, ka deklaruar ai.

Në fund, Valverde ka folur edhe për rikthimin në “Santiago Bernabéu”.

“Të gjithë ne mezi prisnim të riktheheshim për të luajtur këtu. Arritëm t’u dhuronim tifozëve një fitore dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, ka përfunduar kapiteni i Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar…