PDK-ja bën homazhe te Memoriali i të Zhdukurve

30 gusht 2026 | 11:47

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë sot homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një njoftimi, PDK-ja ka thënë se me respekt dhe përulje kujton të gjithë personat, fati i të cilëve ende mbetet i pazbardhur, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjet që, për më shumë se dy dekada, presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

“Kosova nuk duhet dhe nuk do të pushojë së kërkuari derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, e vërteta, drejtësia dhe kujtesa mbeten detyrim i përhershëm i shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islanda ka votuar kundër rifillimit të negociatave për anëtarësim në…