Hektor Beqiri: Mërgatë, këtë herë na pret Haga!

30 gusht 2026 | 11:55

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, u ka bërë thirrje mërgatës shqiptare dhe qytetarëve nga Kosova që më 15 shtator të bashkohen në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Më 15 shtator, le ta bëjmë Hagën ‘Natën e Pritjes’. Le të jemi bashkë, nga Kosova e nga çdo cep i diasporës, në pritje të 16 shtatorit për çlirimtarët tanë.

Të bashkohemi paqësisht, me dinjitet dhe me zemër, për të treguar se, pavarësisht largësisë, zemra e mërgatës rreh bashkë me Kosovën. Kosova pret. Mërgata pret. Të presim bashkë! Hagë | 15–16 shtator”, ka shkruar Beqiri.

Sipas tij, në këtë organizim pritet të marrë pjesë mërgata shqiptare nga vende të ndryshme, së bashku me qytetarë nga Kosova, në një tubim paqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Beqiri, i cili për gati gjashtë vite është angazhuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, dhe i cili përgjatë kësaj periudhe ka vizituar më shumë se 100 herë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ish-keyetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Së bashku me platformën “Liria ka Emër”, Hektor Beqiri pritet të organizojë tubimin e mërgatës dhe qytetarëve në Hagë.

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë natës së 15 shtatorit dhe më 16 shtator, ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit, ndërsa organizatorët planifikojnë që procedurat gjyqësore të përcillen përmes një ekrani të vendosur në hapësirë të hapur, para ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thirrja e Beqirit synon një mobilizim paqësor të mërgatës shqiptare, me mesazhin se diaspora mbetet e lidhur me zhvillimet që lidhen me ish-pjesëtarët dhe drejtuesit e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur nga foltorja e…