Kosova mbyll garat në basketbollin 3×3 në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
30 gusht 2026
| 12:37
Përfaqësueset e Kosovës në basketbollin 3×3 kanë përfunduar paraqitjen e tyre në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Në konkurrencën e meshkujve, Kosova zhvilloi sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, ku u përball me Turqinë në një sfidë vendimtare për kualifikimin në çerekfinale.
Megjithatë, përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 21:11, duke mbetur jashtë fazës së eliminimit direkt.
Me këtë rezultat, Kosova përfundoi pjesëmarrjen në turneun e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.



