Milani përshendetet me Leaon, transferohet te Galatasaray
Rafael Leao nuk është më lojtar i Milanit. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht të dielën transferimin e sulmuesit portugez te Galatasaray.
Sipas njoftimit të Milanit, marrëveshja është përfundimtare, duke i dhënë fund aventurës shtatëvjeçare të Leaos në “San Siro”.
“Seven years together and so many moments we’ll never forget. Thank you for everything, Rafa”, ka shkruar Milani në njoftimin për largimin e portugezit.
Gjatë kësaj periudhe, 27-vjeçari ka fituar titullin e Serie A në sezonin 2021/22, si dhe Superkupën e Italisë në vitin 2024.
Për transferimin e tij, Galatasaray do t’i paguajë Milanit 43 milionë euro, ndërsa shuma mund të rritet edhe për 2 milionë euro përmes bonuseve.
Milani ka ruajtur gjithashtu 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e portugezit.
Kuqezinjtë e kanë falënderuar Leaon për kontributin e dhënë gjatë viteve të tij në klub, ndërsa sulmuesi portugez tani nis një kapitull të ri në karrierë te Galatasaray.



