Alvarez rikthehet në stërvitje te Atletico
30 gusht 2026
| 13:39
Julian Alvarez mbetet një nga emrat më të përfolur të kësaj vere, për shkak të dëshirës së tij për t’u larguar nga Atletico Madridi.
Argjentinasi raportohet se dëshiron transferimin te Barcelona, por drejtuesit e klubit madrilen nuk duan ta lënë të largohet, pasi e konsiderojnë lojtar kyç.
Sipas mediave spanjolle, Alvarez mungoi në ndeshjen ndaj Sevillas, duke nxitur spekulime për gjendjen e tij, por sot është parë sërish në stërvitje me Atletico Madridin.



