Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin
31 gusht 2026
| 12:18
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
I pyetur nëse sot do të kenë një emër për president, Abdixhiku nuk ka dhënë përgjigje.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë gjatë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Takimi i fundit mes dy liderëve është zhvilluar të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk janë dhënë detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.
Kurti është shprehur shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate. /EO



