Picula: Pjesëmarrja e zyrtarëve serbë në funeralin e Mladiqit tregon lidhjen e Beogradit me krimet në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje

31 gusht 2026 | 12:32

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka vlerësuar se pjesëmarrja e përfaqësuesve të autoriteteve serbe në funeralin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mladiq, nuk është një çështje e parëndësishme.

Sipas tij, prania e zyrtarëve të Beogradit në funeral tregon shkallën e identifikimit të autoriteteve serbe me krimet për të cilat Mladiqi është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Në një reagim në platformën X, Picula ka deklaruar se “sulmet toksike” ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës konfirmojnë qëndrimin e njohur të regjimit në Beograd, sipas të cilit Mladiqi paraqitet si një viktimë e pafajshme e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë.

Picula ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të reagojë në mënyrë adekuate ndaj deklaratave të tilla, duke rikujtuar se pasojat e luftërave të viteve ’90 vazhdojnë të jenë të pranishme në rajon.

“Reagimi i BE-së duhet të jetë adekuat, sepse pasojat e agresionit të Serbisë së Madhe kundër Republikës së Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës në vitet 1990 ende nuk janë absorbuar”, ka deklaruar Picula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të mbajtjes…