Mourinho bën hajgare me çmimin e Diomandes: Sa paguam për ta blerë?

31 gusht 2026 | 14:04

Jose Mourinho ka shkaktuar të qeshura në konferencën për shtyp pas fitores 4:0 të Real Madridit ndaj Malagas, teksa ka folur për talentin nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, dhe çmimin e transferimit të tij.

I pyetur për arsyen pse Diomande po qëndron në stol, trajneri portugez ka theksuar se 20-vjeçari është ende në fazën e përshtatjes dhe duhet t’i marrë gjërat gradualisht.

“Duhet t’i marrë gjërat hap pas hapi. Ai ka luajtur 20, 15 ose 30 minuta në tri ndeshjet e para. Është një djalë punëtor dhe modest, dëshiron të mësojë dhe të zhvillohet, ndërsa i dëgjon këshillat e mia dhe të shokëve të skuadrës. Ai sigurisht që do të përmirësohet”, ka deklaruar Mourinho.

Më pas, “Special One” ka bërë shaka me shumën e paguar për transferimin e lojtarit.

“Njëqind e diçka? 120 apo 130, nuk e di sa paguam?”, ka pyetur Mourinho, duke ia përsëritur pyetjen zyrtarit të shtypit pranë tij dhe duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trajneri portugez është larguar për pak nga konferenca, por është rikthyer për të vazhduar batutën me gazetarët.

“Pra, sa paguam në fund? Cila ishte shuma?”, ka pyetur sërish Mourinho.

Një gazetar i është përgjigjur me humor: “130, me siguri.”

Pavarësisht kësaj atmosfere, Mourinho ka bërë të qartë se qëndrimi i Diomandes në stol nuk nënkupton mungesë besimi ndaj tij.

Ai ka vlerësuar veçanërisht karakterin dhe mentalitetin e futbollistit, duke e cilësuar si një lojtar “punëtor dhe modest”, i cili është i gatshëm të mësojë dhe të zhvillohet.

Sipas Mourinhos, Diomande po dëgjon udhëzimet e stafit teknik dhe bashkëlojtarëve dhe gradualisht do të përshtatet me kërkesat e skuadrës.

Trajneri portugez beson se 20-vjeçari do të përmirësohet me kalimin e kohës dhe se, me rritjen e minutave në fushë, do të ketë mundësi të tregojë më shumë nga potenciali i tij. /Express

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele ka vendosur të vazhdojë aventurën te Paris Saint-Germaini,…