Dembele vendos për të ardhmen, qëndron te PSG-ja deri më 2030

31 gusht 2026 | 14:02

Ousmane Dembele ka vendosur të vazhdojë aventurën te Paris Saint-Germaini, me sulmuesin francez që pritet të nënshkruajë së shpejti kontratë të re me kampionët e Evropës deri në verën e vitit 2030.

Sipas mediumit francez “L’Équipe”, Dembele ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit parisien për vazhdimin e bashkëpunimit. Kontrata aktuale e 29-vjeçarit kishte ende dy vite deri në skadim, por palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re.

Fituesi i Topit të Artë kishte shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar historinë e tij me PSG-në, përpara se të merrte në konsideratë një transferim jashtë Evropës.

Pavarësisht ofertave nga klubet e Saudi Pro League, Dembele ka zgjedhur të qëndrojë në Paris, ku është i kënaqur me kushtet e kontratës së re dhe pritet që së shpejti ta formalizojë marrëveshjen.

Dembele iu bashkua PSG-së në vitin 2023 nga Barcelona për 50 milionë euro. Në klubin parisien ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, ndërsa më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe për Rennes dhe Borussia Dortmund.

Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit vjen në një periudhë kur marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique ka qenë në qendër të vëmendjes.

Javën e kaluar, trajneri spanjoll e la Dembelen jashtë formacionit dhe francezi qëndroi në dhomat e zhveshjes gjatë pjesës së dytë të përballjes mes Rennes dhe PSG-së, e cila përfundoi 2:2. Dembélé nuk ishte i kënaqur me këtë vendim.

Sulmuesi kishte ndërprerë edhe pushimet pas Botërorit për t’iu bashkuar sa më shpejt skuadrës së Luis Enriques. Megjithatë, trajneri kishte vlerësuar se atij i nevojitej më shumë kohë për rikuperim dhe për menaxhimin e ngarkesës fizike.

Dembele mungoi gjithashtu në listën e skuadrës për ndeshjen e së premtes ndaj Lillet, e cila përfundoi 2:2.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, e ardhmja e sulmuesit francez duket e qartë. Dembélé ka zgjedhur të vazhdojë në Paris dhe, nëse marrëveshja formalizohet, kontrata e re do ta mbajë atë te PSG-ja deri në vitin 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka anuluar konferencën për medie,…