Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President
31 gusht 2026
| 23:12
Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing’ të T7, se kandidatura e Bekim Sejdiut për President është bazuar në kompromisin mes VV-së dhe LDK-së.
Ai ka thënë se nuk është kandidat konsensual, sepse një I tillë duhet të dalë nga i gjithë spektri politik.
“Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual, presidenti konsensual do të ishte një kandidaturë që do dilte nga gjithë spektri politik që janë pjesë e parlamentit. Bekim Sejdiu është president i kompromisit të arritur mes VV-së dhe LDK-së. Është një kompromis i çuditshëm sepse nuk është kompromis kur ndahet pushteti mes dy partive”, ka thënë ai.



