Craiova me ofertë zyrtare për Meriton Korenicën

01 shtator 2026 | 12:17

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për Meriton Korenicën dhe të ardhmen e tij te skuadra e Clujit.

Është bërë me dije se ekipi tjetër nga Rumania, Universitatea Craoiva po insiston në shërbimet e Korenicës, dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Clujit për transferimin e tij.

Për kartonin e Korenicës, Craiova ka ofruar 800 mijë euro dhe është në pritje të përgjigjes nga Cluji, ekip që po përballet me probleme të mëdha financiare.

Korenica që mbetet lojtari kryesor dhe më i vlefshëm i Clujit po shihet si përforcim ideal te Craiova për mesfushën, duke pasur parasysh paraqitjet e tij në Superligën e Rumanisë.

29-vjeçari në vitin 2024 iu bashkua Clujit për 500 mijë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Deri më tani, Korenica ka regjistruar 109 paraqitje për Clujin në të gjitha garat, duke kontribuar me 26 gola dhe 17 asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pasi u la jashtë ekipit për ndeshjen e fundit në…