‘Boll është boll’, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk u la rrugë tjetër kryetarëve të komunave

01 shtator 2026 | 13:32

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të kryetarëve të komunave para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se kryetarëve të komunave nuk u është lënë alternativë tjetër përveç protestës.

“Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave dhe komunave përveç të dalin në rrugë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka shoqëruar reagimin me mesazhin e shkurtër: “Boll është boll”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e…