Molliqaj kritikon Abdixhikun: Nga ‘bajraku kundër Kurtit’ në ‘shërbëtorin e tij’
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimeve për interesa personale.
Në një postim, Molliqaj e ka quajtur Abdixhikun “Interesxhi”, duke pretenduar se ai ka kaluar “nga bajraku kundër Kurtit, në shërbëtorin e tij”.
Ai ka ngritur edhe pyetjen se përse Abdixhiku, sipas tij, e kishte zvarritur vendin drejt zgjedhjeve, nëse marrëveshje të ngjashme politike mund të arriheshin më herët.
“Lumiri nuk është. Ai është i thjeshtë sa që e ka edhe interesin: kryekëput personal”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas kreut të PSD-së, vendi kishte shkuar në zgjedhje sepse Abdixhiku “shpresonte e dëshironte t’ia rrisë vetes pazarin”.
Molliqaj ka pretenduar se, pas rezultatit politik dhe rrezikut të defaktorizimit, Abdixhiku po përpiqet të paraqitet si “shpëtimtar i rastit”, ndonëse, sipas tij, në rolin e “shërbëtorit”.



