LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues

01 shtator 2026 | 18:20

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se, “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’.

“Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’, ka shkruar Hamiti.

Këtë reagim, Hamiti e ka bërë lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit, ku Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti janë pajtuar për Bekim Sejdiun si kandidat për president, dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së ku është votuar ‘pro’ kësaj kandidature.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti foli…