​Vendoset “Ora e pritjes” edhe në Mitrovicë për krerët e UÇK-së

01 shtator 2026 | 21:40

Në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe qytetarëve.

Sonte, në këtë shesh do të vendoset “Ora e pritjes”, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktgjykimi për krerët e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator, raporton KP.

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur më 22 gusht në Prishtinë “Orën e Pritjes”, përmes së cilës ka nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet vendimi final për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Grupit Parlamentar të…