Juventus zyrtarizon huazimin e Pape Matar Sarr nga Tottenhami
Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit senegalez, Pape Matar Sarr, nga Tottenhami, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
23-vjeçari i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, për 2.5 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 300 mijë euro në bonuse.
Juventusi ka të drejtën ta blejë përfundimisht Sarrin për 27.5 milionë euro, shumë e cila mund të paguhet në tri vite financiare.
Në rast të aktivizimit të opsionit të blerjes, vlera totale e transferimit mund të shkojë në rreth 30 milionë euro.
Sarr ishte pjesë e Tottenhamit që nga viti 2021, kur u transferua nga Metz. Ai ka zhvilluar gjithsej 107 paraqitje në Premier League me klubin londinez.
Në nivel ndërkombëtar, Sarr është një nga futbollistët kryesorë të Senegalit. Ai ka 42 paraqitje me kombëtaren dhe ka marrë pjesë në dy Kampionate Botërore, në vitet 2022 dhe 2026.



