Edita Tahiri ‘godet’ Abdixhikun: Deputetët janë sovranë, ka mbaruar koha kur partia përcaktonte votën e tyre

02 shtator 2026 | 14:55

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK.

Ajo ka kritikuar qasjen e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, për t’i kritikuar deputetët që janë deklaruar kundër kandidatit për president të propozuar nga LDK-ja dhe LV-ja.

“Deputetët janë sovranë të votës së tyre. Ka mbaruar koha kur partia përcaktonte votën e tyre. Jemi në demokraci, mentalitetet komuniste i mposhtëm që kur hymë në rrugëtimin: liri, demokraci, pavarësi”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është hapur zyrtarisht Njësia e…