Mbappe, cak i një grupi që planifikonte rrëmbime

02 shtator 2026 | 16:20

Kylian Mbappe raportohet se ka qenë një nga objektivat e një grupi kriminal të dyshuar në Francë për grabitje dhe përgatitje rrëmbimesh.

Sipas “Le Parisien”, në listën e grupit ishin 26 persona të pasur dhe të njohur, mes tyre futbollistë, reperë dhe biznesmenë. Në mesin e emrave ishte edhe ylli i Real Madridit.

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte planet kriminale. Ai ndodhet në izolim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse plani ndaj Mbappés ishte konkret dhe sa larg kishte avancuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rreth 5…