Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë
02 shtator 2026
| 21:46
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aktiviteti “Ora e pritjes”, i mbajtur në Gjakovë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
“Ora e pritjes në Gjakovë! Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë!”, ka shkruar Hoxhaj në përshkrimin e videos.
Ky aktivitet vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.



