Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

03 shtator 2026 | 15:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do ta mbajë këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Nga Presidenca kanë konfirmuar se, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te ai ose ajo, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës.

“Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kushdo qoftë ai apo ajo, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te kryetari i ri i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës”, është thënë në përgjigjen e Presidencës për “REL”-in.

Legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet e qershorit, ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, nuk ka përfunduar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Haxhiu e ushtron detyrën e presidentes që nga 4 prilli, pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim Kajdomçaj, Koordinator i KMDLNJ - Prizren Më 3 shtator…