Meloni thyen rekordin e Berlusconit, qeveria e saj më jetëgjata në historinë e Italisë
Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka vendosur një rekord të ri historik, duke u bërë qeveria më jetëgjatë që nga themelimi i Republikës së Italisë para 80 vitesh.
Qeveria e drejtuar nga Meloni ka qëndruar në pushtet për 1 413 ditë, duke kaluar me një ditë rekordin e mëparshëm të mbajtur nga ish-kryeministri dhe manjati i medias, Silvio Berlusconi.
Qeveria e Melonit, e cila konsiderohet si më e djathta që ka qeverisur Italinë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka arritur kështu një nga rekordet më të rëndësishme politike në historinë e vendit.
Megjithatë, Berlusconi vazhdon të mbajë rekordin për kohën totale të kaluar në postin e kryeministrit. Ai ka shërbyer rreth nëntë vjet si kryeministër, por në periudha të ndryshme dhe në disa qeveri.
Që nga krijimi i Republikës së Italisë pas Luftës së Dytë Botërore, vendi ka pasur 68 qeveri, ndërsa jetëgjatësia mesatare e një qeverie ka qenë rreth 13 muaj.
Rekordi i ri i Melonit shihet si një tregues i stabilitetit të koalicionit të saj qeverisës, në një vend që historikisht është karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të qeverive.



