Majko për situatën politike në Kosovë: Vendi rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës po kthehet në një “lodër vetëvrasëse”.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Majko ka thënë se situata e krijuar po e vret mekanizmin për gjetjen e zgjidhjes së krizës.
Sipas tij, votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshje. Majko ka shtuar se Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara”.
“Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!
Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!
Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”!
Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!”, ka thënë ai.



