Qeveria e Jemenit sulme masive ajrore kundër Houthe-ve
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit ka nisur një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të rebelëve Houthi, në një përshkallëzim të rëndësishëm të luftimeve në vend.
Sipas ushtrisë jemenase, avionët qeveritarë kryen të paktën 15 sulme të premten në provincat Taiz dhe Hodeidah, duke goditur pozicione, grumbullime dhe automjete të Houthi-ve. Sulmet ajrore mbështetën forcat qeveritare që po përballen me një ofensivë të madhe të Houthi-ve drejt bregdetit të Detit të Kuq dhe ngushticës strategjike Bab al-Mandeb.
Luftimet nisën të enjten, kur Houthit përdorën raketa balistike, dronë dhe artileri në përpjekje për të avancuar drejt territoreve të kontrolluara nga qeveria. Përplasjet janë përqendruar në perëndim të Taizit dhe pranë portit al-Makha, në afërsi të Bab al-Mandebit.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Më shumë se 120 luftëtarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës, sipas një bilanci të agjencisë AFP, ndërsa janë raportuar edhe viktima civile. Të shtunën, të paktën katër civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga një sulm me raketë Houthi në një rrugë të frekuentuar në jugperëndim të Jemenit.
Përdorimi në rritje i aviacionit nga qeveria jemenase shënon një ndryshim të rëndësishëm në konflikt, pasi gjatë viteve më intensive të luftës mbështetja kryesore ajrore ndaj forcave anti-Houthi vinte nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Përparimi i Houthive drejt Bab al-Mandebit ka rëndësi strategjike përtej Jemenit, pasi ngushtica është një nga rrugët kryesore të transportit detar ndërkombëtar dhe lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit. Kontrolli ose ndikimi më i madh i Houthive në këtë zonë mund të rrisë kërcënimin ndaj anijeve tregtare dhe të ndikojë në trafikun global të mallrave.



