Shqipe Krasniqi dhe shqipet tjera meritojnë më shumë vlerësim

06 shtator 2026 | 08:42

Një fletëz në 27-vjetorin e themelimit të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) më 6 shtator 1999

Në një familje me 11 burra u rrit një vajzë. E vetmja, por jo e brishta.
Historia e vajzave shqiptare është përplot rrëfime të patreguara, të heshtura, në okupim, në luftë a në paqe. Shqipe Krasniqi është njëra prej tyre: një studente që nuk e lëshon Kosovën kur mbyllet sistemi arsimor, por vazhdon shkollimin në kushtet e mbijetesës së arsimit shqiptar dhe diplomon në Fakultetin Juridik; një mësimdhënëse (nga 1 shtatori 1996 në shkollën “Mustafa Bakija” të Carrallukës), që shkon në luftën çlirimtare në orët e para të saj (prill 1998); një ushtare e lirisë që bëhet ruajtëse e saj qysh në minutat e para të Policisë së Kosovës. Dhe, një ditë, nënë, pavarësisht çdo sfide. Jeta nuk i ka mbaruar ende faqet e vështira. Shtohet një që nuk pritej në atë moshë: shëndeti, që e rrëzoi disa herë, por Shqipja u ngrit një herë më shumë se aq! Me nëntë shpirtra e quanin shokët kur ia hodhi sfidës shëndetësore edhe kur dukej gati e pamundur.

No description available.

Nuk ka çfarë të fitojë më shumë një triumfuese e shumëfishtë, sesa mbi kaq sprova. Të tjerët mund ta nderojnë qetësisht a ta ngrenë në qiell, mund të heshtin ose të bëhen se nuk e njohin, por për karakterin stoik këto nuk ndryshojnë asgjë: ajo mbetet po ajo, brenda kodit që e trashëgoi nga i ati – një mësues i dëshmuar, patriot e frymëzues brezash: Jashar Sherif Krasniqi nga Tërpeza e Ulët e Malishevës.

No description available.

Edhe Shqipja ishte bërë frymëzim sidomos për vajzat e tjera, pse jo, motivim edhe për ushtarët e tjerë që të mos hamendeshin për asnjë çast për idealin e lirisë. Një herë, në njërin prej misioneve ushtarake, Shqipja me shokë u sfidua me 72 orë rrugëtim të rrezikshëm për në Shqipëri, për furnizim me armë në kushte ekstreme, për t’u kthyer përsëri në front. Por, përpara ishte fatura edhe më e rëndë e rrugës së çlirimit kombëtar, që ende nuk kishte ardhur: ajo përjetoi masakrimin e babait, rënien e shumë bashkëluftëtarëve dhe ishte dëshmitare e vrasjeve, djegieve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare nga Kosova.

No description available.

Dorëzim e kthim prapa s’ka nga kjo rrugë, as ligështim pas lirisë. Nga luftëtarja në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare, Shqipja është edhe në orët e para, -themelet e ndërtimit të Policisë së Kosovës.

6 shtatori 1999 është dita e themelimit të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Në Shkollën e Policisë në Vushtrri filloi trajnimi i gjeneratës së parë me 176 kadetë. Më 16 tetor 1999, gjenerata e parë përfundoi trajnimin në klasë dhe u sistemua në stacione policore, duke filluar shërbimin në terren nën mbikëqyrjen e policisë ndërkombëtare. Shqipja filloi detyrën në Prizrenin historik.

No description available.

Askush tjetër në Kosovë, para Prekazit të Adem Jasharit, nuk meritonte më shumë që t’i bënte nderime uniforma e policisë së lirisë. Shqipja, në kontekstin e asaj kohe të UNMIK-ut, bëri të pamundurën, bashkë me kolegët e saj, që nderimet të shkonin në vendin e duhur: te komandanti legjendar. Dhe kjo hyn në histori si paraqitja e parë e Policisë së Kosovës me uniformë në Prekaz, edhe pse nga 173 të diplomuar vetëm 81 policë të rinj shkuan, – një dallim jozyrtar ky ndërmjet këtyre ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryesisht ish pjesëtarëve të policisë krahinore të kohës jugosllave dhe ndonjë minoritari. Natyrisht se nuk do të bënte jehonë të mirë në strukturat unmikase fjalimi i Shqipe Krasniqit në Prekaz, dhe, ironikisht, është e vetëkuptueshme që gjatë periudhës së UNMIK-ut nuk mori grada. Shqipja dhe disa kolegë dinjitozë kishin qëndrim të qartë: jo lojalitet ndaj individëve apo strukturave politike, por profesionalizëm, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit. Rruga e gradimeve të larta do të ishte tjetra, më e shkurtër, siç e dimë.

No description available.

Megjithatë, përkushtimi gjatë këtyre 27 viteve në shërbim policor është vlerësuar me 8 mirënjohje për punë profesionale dhe përgjegjësi të lartë në zbatimin e ligjeve të aplikueshme në Kosovë; 1 lavdatë për punë të dalluar dhe për të qenë shembull për të tjerët; 2 medalje për besnikëri ndaj shërbimit dhe shtetit të Republikës së Kosovës.
Shqipja i ka përfunduar të gjitha trajnimet e nevojshme brenda Policisë së Kosovës dhe në institucione të tjera të vendit dhe, thjesht, ende mban vetëm titullin Oficere e Policisë së Kosovës.

No description available.

Dhe asaj nuk i pëlqen ta pyesësh se pse një grua me 27 vite shërbim, me dhjetëra trajnime, tetë mirënjohje, një lavdatë dhe dy medalje, e cila për vite me radhë është dëshmuar si shembull i profesionalizmit, respektimit të ligjit dhe përgjegjësisë shtetërore, nuk është vlerësuar me gradën që meriton. Në fakt, ajo nuk është adresa për këtë pyetje. Janë të tjerët, jemi të gjithë ne që do të duhej të gjenim a t’i jepnim një shpjegim Shqipes dhe shqipeve të tjera të Kosovës, jo vetëm në këtë shërbim, por edhe në drejtime të tjera të sigurisë.

Këto shqipe nuk kërkuan rrugë të lehta në kohë të vështira, ndaj nuk kërkojnë grada të rënda në kohë të lehta – nëse jemi në kohë të tilla, me çfarë po ngjan e çfarë mund të ngjajë. (Muhamet Mavraj)

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indonezia u zgjua sot herët në mëngjes për shkak të…