Fiorentina në krizë totale, Grosso në rrezik pas 3 humbjeve radhazi

06 shtator 2026 | 12:30

Fiorentina po përjeton një start makthi në sezonin e ri të Serie A. Pavarësisht investimeve rekord prej rreth 165 milionë eurosh gjatë merkatos së verës, skuadra “Viola” ka regjistruar tre humbje në tre ndeshjet e para dhe aktualisht ndodhet në fundin e tabelës.

Humbja e fundit erdhi në shtëpi ndaj Torinos, me rezultatin 1-2, duke rritur ndjeshëm presionin mbi trajnerin Fabio Grosso.

Tekniku italian tashmë po përballet me kritika të forta nga tifozët, të cilët kanë nisur të vënë në pikëpyetje vazhdimin e tij në stolin e Fiorentinës.

“Ia lë vendimet e ardhshme eprorëve të mi”, mësohet të ketë deklaruar Grosso pas sfidës, një fjali që ka shtuar edhe më shumë zërat për një ndryshim të mundshëm në drejtimin e skuadrës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kritikuar kryeministrin në detyrë,…