Guri: Betejat me Abdixhikun, arsyeja pse gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun

06 shtator 2026 | 14:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka deklaruar se betejat e brendshme politike me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, mund të jenë një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Guri, në emisionin “Intervista e javës” në “Kosovapress” , është shprehur se qëndrimi i gjashtë deputetëve mbetet i paqartë, sidomos duke pasur parasysh diskutimet paraprake të zhvilluara në grupin parlamentar, ku, sipas tij, kishte pajtim për gjetjen e një emri konsensual për president.

Deputeti i LDK-së ka bërë thirrje që, në interes të Kosovës, të tejkalohen hatërmbetjet dhe përplasjet politike.

“Unë konsideroj që mund të jetë edhe arsyeja, edhe zotëri Abdixhiku, betejat me zotëri Abdixhikun, ato që nuk po arrijnë me i gjetë një mbështetje për zotëri Sejdiun. Mirëpo, kjo është veç një hamendësim i imi, për arsye se këtë e dinë më së miri deputetët që kanë dalë kundër kësaj marrëveshjeje. Mirëpo, prapë po e them që është shumë e paqartë, duke pasur parasysh diskutimet që janë mbajtur në mbledhjen e parafundit, ku ne të gjithë kemi qenë dakord që të gjendet një emër për një president konsensual dhe vendit t’i ofrojmë institucione. Pastaj, nuk mendoj që duhet ne, si politikanë, si deputetë, si anëtarë të kryesisë, që t’i tejkalojmë hatërmbetjet, duhet t’i tejkalojmë inatet, nëse mund t’i quajmë inate, kur është në pyetje interesi i Kosovës. Pasi që ne tash e dimë që Kosova nuk ka institucione tash e një kohë të gjatë”, është shprehur ai.

Duke folur për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut, Guri ka vlerësuar se në LDK nuk e kishin menduar se do të arrinin një marrëveshje kaq të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, Jakup Imeri nga Mitrovica. Për vdekjen e…