7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

06 shtator 2026 | 21:49

Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Fëmija ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur pas aksidentit, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, ka thënë Veseli.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare…