Shkollat ende pa ditarë, Elshani: Përgjegjësia i takon Ministrisë së Arsimit

07 shtator 2026 | 08:33

Viti i ri shkollor ka nisur, nxënësit janë kthyer në banka, por mësimdhënësit ende po përballen me mungesën e njërit prej mjeteve bazë të punës, ditarëve shkollorë.

Në javën e parë të mësimit, orët, mungesat dhe të dhënat tjera, nuk kanë pasur se ku të evidentohen.

Lidhur me këtë problematikë, në emisionin “Ora Shtatë”, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani ka deklaruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ditarëve.

“Jemi në pritje më shumë se një javë, këto gjëra do të duhej të përfundonin para 1 shtatorit, para se të fillonte procesi mësimor, dhe jemi në pritje, pra është një papërgjegjësi në raport me këto materiale”, tha Elshani.

“Këto janë procedura që janë zhvilluar prej Ministrisë së Arsimit, në kuptimin e tenderimit dhe procedurave të tjera që i kanë në raport me këto materiale. Është ekskluzivisht përgjegjësi e kësaj ministrie”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti,…