Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

07 shtator 2026 | 11:42

Fabio Grosso i Fiorentinas është bërë trajneri i parë i shkarkuar në sezonin 2026/27 në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë.

Grosso u shkarkua të dielën mbrëma, pasi skuadra e Fiorentinas i humbi tri ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A të Italisë.

Fiorentina këtë vit, e feston 100 vjetorin e themelimit të klubit kurse renditet në pozitën e fundit në tabelë pa asnjë pikë.

Skuadra e Fiorentinas u mposht në xhiron e tretë në shtëpi nga Torino 2:1 kurse më herët ka pësuar humbje edhe nga Roma e Frosinone.

Drejtuesit e klubit, tashmë po punojnë për trajnerin e ri, i cili pritet të prezantohet para ndeshjes së radhës, atë kundër Venezias në udhëtim, që Fiorentina e luan këtë të premte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e institucioneve të shëndetit publik në Kosovë fuqizuan kapacitetet…