Zhegrova mbetet te Juventusi, dështon largimi në afatin kalimtar

07 shtator 2026 | 12:12

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pasi afati kalimtar i verës është mbyllur pa u realizuar transferimi i tij.

Zhegrova ishte pranë largimit nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shfaqur vetëm skuadra arabe Al-Ittihad.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Zhegrova ishte vetëm opsioni i tretë i klubit saudit, ndaj transferimi i tij nuk u konkretizua.

Kështu, reprezentuesi i Kosovës mbetet zyrtarisht lojtar i Juventusit, ku tashmë synon të fitojë më shumë minuta nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është rikthyer në…