Kroacia publikon listën e lojtarëve për Nations League, veterani Modriq i ftuar
07 shtator 2026
| 13:15
Kombëtarja e Kroacisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League.
Trajneri i ri i kroatëve, Slaven Biliq, ka bërë publike përzgjedhjen e tij, ku bie në sy edhe emri i veteranit Luka Modriq.
“Ai është ende lojtari më i qëndrueshëm. Mbrëmë ishte lojtari më i rëndësishëm i Milanit. Nuk po flasim për arritjet e dikurshme, ai është ai lojtar edhe tani. Sezonin e kaluar u përfshi në formacionin më të mirë të Serie A”, ka thënë Biliq.
Pjesëmarrja e Modriqit në listë vjen në një kohë kur kishte pasiguri nëse mesfushori do të vazhdonte apo do t’i jepte fund karrierës me përfaqësuesen kroate.
Kroacia në ndeshjet e ardhshme do të përballet me Çekinë, Spanjën në dy raste dhe Anglinë.



