Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin “Marshin për Liri”

07 shtator 2026 | 16:34

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të Minatorëve të Trepçës, Zjarrfikësve, Administratës, Shërbimit Korrektues, Shëndetësisë dhe sindikatave të tjera.

Sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”, sindikalistët kanë shprehur bashkërisht përkrahjen e tyre për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE-së i falënderuan sindikatat e punëtorëve për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, është thënë në njoftim.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja dhe mbështetja e sindikatave të punëtorëve i japin këtij marshi legjitimitet moral dhe shoqëror.

Marshi do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy…