Kanosje mes fqinjëve në Ferizaj, i sekuestrohet pistoleta dhe 42 fishekë të dyshuarit

07 shtator 2026 | 19:22

Një rast kanosjeje është raportuar dje në Stacionin Policor në Ferizaj, ndërsa sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojatë.

Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë shoqëruar në stacion, ku më pas janë intervistuar”, thuhet në komunikatën për media.

Policia njofton se gjatë hetimeve, më 7 shtator, ka siguruar informacione se i dyshuari, B.A., 46-vjeç, posedonte një armë zjarri.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Pojatë, ku ka sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 42 fishekë.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se leja e armës kishte skaduar që në nëntor të vitit 2025. Lidhur me këtë, me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe i dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar thirrjen…