Bajrami për ngërçin politik: Opozita nuk mund ta zgjidhë, është në dorën e VV-së

07 shtator 2026 | 21:27

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar të paprecedentë situatën politike në të cilën ndodhet aktualisht Kosova.

Në emisionin “Rubikon”, Bajrami ka thënë se, sipas saj, në historinë e Republikës së Kosovës asnjë parti politike shqiptare nuk e ka sjellë vendin në një situatë të tillë.

“Në krejt historinë e Republikës së Kosovës, situata në të cilën ndodhemi sot nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse nuk ka asnjë parti tjetër politike shqiptare e cila e ka sjellë vendin në një situatë të tillë”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se tashmë dihet se kush është fituesi i zgjedhjeve dhe se përgjegjësia për respektimin e afateve kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne po e dimë kush është fituesi i zgjedhjeve dhe po e dimë se nga kush varet respektimi i afateve kushtetuese dhe i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund ta bëjë këtë asnjëra prej partive opozitare. Është komplet në dorën e VV-së”, ka thënë Bajrami në “Rubikon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se…