Bajrami: Faturën që zoti Abdixhiku e ka marrë dhe e ka sjellë në LDK, Hykmete Bajrami nuk e merr

07 shtator 2026 | 22:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se përgjegjësia për dërgimin e vendit në zgjedhje nuk mund t’u faturohet gjashtë deputetëve të LDK-së, por kryeministrit Albin Kurti.

Në “Rubikon”, Bajrami tha se nuk e pranon, siç u shpreh, “faturën” që sipas saj Lumir Abdixhiku e ka marrë dhe e ka sjellë në LDK.

“Nuk janë 6 deputetë të cilët e dërgojnë vendin në zgjedhje. Vendin në zgjedhje e dërgon Albin Kurti. Askush tjetër s’ka mundësi me dërgu vendin në zgjedhje përpos Albin Kurtit”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se merr përgjegjësi vetëm për veprimet dhe votën e saj, por jo për vendimet e deputetëve të tjerë.

“Hykmete Bajrami merr përgjegjësinë e plotë për sjelljet e veta, veprimet e veta dhe votën e vet, mirëpo unë nuk marr përgjegjësi për 119 deputetë të tjerë”, deklaroi ajo.

Bajrami shtoi se nuk merr përgjegjësi as për 53 deputetët e Kurtit, duke thënë se qytetarët u kanë dhënë atyre besimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultati i zgjedhjeve në  shtetin gjerman të Saksonisë-Anhaltit, ku AfD…