Mladenov mirëpret FSK-në në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: “Mirë se vini Kosovë”
08 shtator 2026
| 20:34
Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazen, bullgari Nickolay Mladenov ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar dje në Prishtinë me të cilën FSK zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gazë.
Ai i ka uruar Kosovës mirëseardhje në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare.
“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X.
FSK-ja ka njoftuar të hënën për këtë përfshirje.



