“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit

08 shtator 2026 | 20:35

Derisa, po afrohet 16 shtatori, data kur do të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë janë duke u mobilizuar në organizimin e marshit që do të mbahet në mbështetje të tyre.

Ky marsh, do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Për këtë, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë marsh.

“Ju ftoj të bëhemi një me 12 Shtator në Prishtinë, ora 14:00, në marshin madhështor në përkrahje të krerëve të UÇK-së, burrave që veshën uniformën e lirisë dhe i dhanë jetë shtetit tonë. ​Drejtësia nuk është e plotë derisa çlirimtarët tanë të jenë të lirë. Zëri ynë do të dëgjohet fuqishëm, Liria ka emër, dhe ajo mbrohet bashkë!”, ka shkruar Gucati në rrjetin social Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazen, bullgari…